NJOFTIME

SHËRBIMET TONA

TRAINO TRAJNUESIN – PROGRAM PËR TURIZMIN SHQIPTAR, BAZUAR NË PUNË

ALBtrainer është program i edukimit të mëtejshëm dhe trajnimit e personave që punojnë në industrinë shqiptare të turizmit. Ne trajnojmë punojësit e hoteleve dhe bar-restoranteve shqiptare/ personat qe kanë ekperiencë pune në kete fushë për t’u bërë instruktorë/arsimtarë të çertifikuar në kompani (kursi i parë – kualifikimi bazë). Koncepti ynë i trajnimit bazohet në sistemin gjerman dual profesional dhe ndjek qasje strikte të bazuar në punë. Kjo do të thotë që 70% deri në 80% e programeve të trajnimit përfshijnë detyra praktike në kompani, ku 20% deri në 30% e tyre organizohet në shkollën profesionale “Hysen Çela” në Durrës. Programi i trajnimit 4-muaj përbëhet nga tre blloqe 10-ditore me prezencë të detyruar (me kohë të plotë), si dhe nga dy faza ndërmjetëse të mësimit individual. Për periudhat e mësimit individual, pjesëmarrësit marrin detyra të veçanta nga trajnerët, të cilat ata duhet ti përgatisin dhe të paraqesin në klasë më pas. Në fund të çdo kursi, pjesëmarrësit duhet të kalojnë një provim teorik dhe një praktik të përgatitur nga trajnerët gjermanë. Si programi i trajnimit në vetvete po kështu edhe provimet janë zhvilluar nga DEKRA Akademie dhe trajnerë me përvojë gjermane. Të gjithë pjesëmarrësit që e kalojnë me sukses provimin përfundimtar, marrin një çertifikatë nga DEKRA dhe një çertifikatë zyrtare shqiptare.

Programi i trajnimit fillon në janar të vitit 2017 dhe zgjat deri në prill të vitit 2017. Pjesëmarrja është falas si për kompanitë ashtu edhe për punonjësit e tyre.

PËRMBAJTJA ARSIMORE

MENAXHIM HOTELI

  • Bazat e menaxhimit të hotelit
  • Cilësia dhe standartet
  • Mikpritja e mysafirëve: nga prenotimi deri në largim
  • Komunikimi me mysafirët (përfshirë dhe bisedat në anglisht) – recepsioni
  • Menaxhimi i ndërlidhjeve mes shtëpiakut dhe restorantit.
  • Shitja e shërbimeve: up-selling and cross-selling
  • Organizimi efikas i punës në skuadër
  • Menaxhimi i aktiviteteve
  • Bazat pedagogjiko-didaktike: udhëzimi dhe mentorimi i punonjësve të rinj, metodat dhe strategjitë e të mësuarit

MENAXHIMI RESTORANTIT/BARIT

  • Bazat e menaxhimit të restorantit
  • Cilësia dhe standartet
  • Mikpritja e mysafirëve në restorant/bar
  • Komunikimi me mysafirët (përfshirë bisedat në anglisht) – Restorant dhe bar
  • Promovimi i shitjeve në restorant: up-selling and cross-selling
  • Menaxhimi i aktiviteteve
  • Proceset efikase të punës në skuadër: shtrimi i tavolinave, servirja, pastrimi i tavolinave
  • Bazat pedagogjiko-didaktike: udhëzimet dhe mentorimi i punonjësve të rinj, metodat dhe strategjitë e mësimit

KONCEPTI I KUALIFIKIMIT

E gjithë qasja e qualifikimit bazohet në principin bazë të sistemit dual gjerman të arsimimit dhe trajnimit profesional (VET), d.m.th. një kombinim i dy mjediseve të mësimdhënies: (1) kompania dhe (2) shkolla, ndërkohë që theks i veçantë (rreth 70% deri 80 %) vendoset në mësimin praktik në kompani. Kualifikimi bazë zgjat për pesë muaj, nga të cilat pjesëmarrësit harxhojnë 30 ditë kurse trajnimi me kohë të plotë të udhëhequra nga trajnues gjermanë. Këto 30 ditë ndahen në tri blloqe 10-ditore trajnime me kohë të plotë. Ndërmjet këtyre janë dy periudha të mësimit individual: pjesëmarrësit marrin detyra praktike të caktuara nga trajnuesit, në të cilat ata trajnohen dhe reflektojnë gjatë punës së tyre të rregullt në kompaninë e tyre.

PËR PJESËMARRËSIT

Ne po kërkojmë pjesëmarrës për programin ALBtrainer. A punoni ose keni eksperiencë pune në një hotel apo restorant dhe kërkoni për mundësi të reja në profesionin tuaj? Ndaloni së kërkuari dhe na kontaktoni!

KUSH MUND TË APLIKOJË?

Ne kërkojmë të rinj e të reja ambiciozë, që duan të ecin përpara në shtegun e karrierës në profesionin e tyre. Pjesëmarrësit që janë momentalisht të punësuar në një hotel ose restorant dhe kanë pak përvojë pune ose pjesëmarrës që kanë eksperience pune në këtë fushë, por nuk janë të punësuar momentalisht në të paktën njërin prej këtyre dy profesioneve, kanë një diplomë ekuivalente me nivelin 4 të KSHK (Korrniza shqiptare e kualifikimeve), d.m.th. maturë dhe/ose një arsimim të plotë profesional (4 vjet). Punëdhënësi juaj i tanishëm/punëdhënësi juaj i mëparshëm duhet të japë miratimin e tij/saj ose rekomandimin e tij/saj për pjesëmarrjen tua në programin e trajnimit dhe ju duhet të jeni i punësuar me kohë të plotë/të pjesshme ose të keni ekperiencë pune në këtë fushë që të mund të ndiqni programin e trajnimit me kohë të plotë.

SI TË APLIKONI?

Nëse i plotësoni këto kërkesa bazë dhe kërkoni një sfidë të re në jetën tuaj profesionale, ju lutemi të plotësoni formularin e regjistrimit këtu. Gjithashtu, ju lutemi të na dërgoni një kopje të këtyre dokumenteve:

  • CV-në tuaj (ju lutemi të përdorni formularin këtu);
  • Diplomën e shkollës që keni mbaruar, diplomën e shkollës profesionale dhe/ose diplomën tuaj universitare;
  • Një letër rekomandimi nga punëdhënësi juaj i tanishëm/i mëparshëm, përfshirë dhe lejen e tij/saj për pjesëmarrje.

FORMULARI I REGJISTRIMIT

EMRI E MBIEMRI

ADRESA

TELEFONI

E-MAIL

DOKUMENTET E BASHKANGJITURA





PËR NE

Projekti gjerman ALBtrainer është dizenjuar dhe implementuar nga DEKRA Akademie GmbH, një ndër furnizuesit më të mëdhenj privatë të arsimimit dhe trajnimit në Gjermani. Ai përkrahet nga Ministria gjermane e Zhvillimit Ekonomik dhe sequa GmbH në kuadrin e programit të zhvillimit developpp.de. Partnerët bashkëpunëtorë që na shoqërojnë në Shqipëri dhe Gjermani janë Ministria e Shqipërisë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, shoqata e bizneseve shqiptare BiznesAlbania dhe Agjencia Kombëtare Shqiptare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (NAVETQ), si dhe SRH Hotel-Akademie, në Dresden të Gjermanisë.

Implementuar nga:

Bez nazwy-2

Përkrahet nga:

Bez nazwy-4

Bez nazwy-5

BASHKËPUNIMI PARTNERËT:

Bez nazwy-7

Bez nazwy-8

Bez nazwy-3

Bez nazwy-5

NA KONTAKTONI

Për më shumë informacione për shërbimet tona na kontakoni!

ADRESA

InterPersonnel Albania
Rruga Xhanfize Keko, Kompleksi XHURA,
Godina 4, Hyrja 1, Kati 3, Tiranë

TELEFONI

+355 69 404 5867

E-MAIL

albtrainer.al@dekra.com