13 të diplomuar me sukses në kursin e parë bazik si “trajnues profesionalë në menaxhim hotelerie dhe restoranti” në Durrës



13 të diplomuar me sukses në kursin e parë bazik si “trajnues profesionalë në menaxhim hotelerie dhe restoranti” në Durrës

Mes tetorit të vitit 2015 dhe shkurtit të vitit 2016, DEKRA Akademie, në bashkëpunim me partnerët e saj realizoi me sukses kursin e parë bazik në projektin gjermano-shqiptar të formimit profesional, ALBtrainer. Kursi u realizua pjesërisht në shkollën profesionale “Hysen Çela” në Durrës si dhe në hotelet Palace, 2 Kitarrat dhe Bonita (që të tre në Durres). 13 gra e burra, që përfunduan me sukses provimin teorik me shkrim dhe atë me praktik me gojë, morën çertifikatat përkatëse më 13 prill 2016, në një ceremoni solemne në shkollën profesionale „Hysen Çela“ në Durrës. Çdo i diplomuar mori gjithashtu edhe një çertifikatë gjermane nga DEKRA, si dhe një certifikatë shqiptare nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe e Rinisë.