42 TË DIPLOMUAR ME SUKSES NË FUSHEN E HOTELERI-TURIZMIT NË TIRANË DHE DURRËS



42 TË DIPLOMUAR ME SUKSES NË FUSHEN E HOTELERI-TURIZMIT NË TIRANË DHE DURRËS

Në kuadër të projektit ALBtrainer, u realizua me sukses kursi i dytë bazik i trajnimit të personave në industrinë shqiptare të turizmit, në periudhën Shkurt – Maj 2017 në qytetet Tiranë dhe Durrës. Fokusi i këtij trajnimi ishte përgatitja e pjesëmarrësve si „Trajnues në kompani – Menaxhim hotelerie dhe restoranti“. Më 14 qershor  2017, në ambjentet e DEKRA Akademie në Tiranë u zhvillua ceremonia e ndarjes se çertifikatave për 42 pjesëmarrësit që përfunduan me sukses provimin teorik dhe atë praktik. Pjesmarrësit u pajisën me një çertifikatë nga kompania gjermane DEKRA, si dhe një çertifikatë  nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe e Rinisë.

Së shpejti, DEKRA Akademie do të zgjerojë aktivitetin e saj ne Shqiperi me trajnime dhe kualifikime jo vetëm në fushën e hoteleri –turizmit, por edhe në fusha të tjera.