5 pjesëmarrës kryejnë një praktikë 2-javore në Gjermani



5 pjesëmarrës kryejnë një praktikë 2-javore në Gjermani

Në fillim të majit të vitit 2016, 5 të diplomuar nga kursi bazik i programit ALBtrainer, kryen një praktikë dy-javore në hotele të zgjedhura gjermane. Pjesëmarrësit patën mundësi të hidhnin një sy pas kulisave të zinxhirëve të hotelerisë në hotelet „IBIS Styles“, „Mercure Hotel“ si dhe „NH Hotel“ në Stuttgart. Në këtë, ata patën mundësinë që të njihnin proceset e punës dhe organizimin e sajë në fushat e shërbimit dhe te recepsionit.