ALBtrainer fillon me kursin e avancuar si “Menaxher i Burimeve Njerëzore në hoteleri dhe restorant” në Durrës



ALBtrainer fillon me kursin e avancuar si “Menaxher i Burimeve Njerëzore në hoteleri dhe restorant” në Durrës

Më 11 prill 2016 filloi kursi i avancuar i programeve ALBtrainer në hotel BelConti në Durrës. Qëllimi i kursit ishte që të aftësonte pjesëmarrësit të kryenin në mënyrë të pavarur dhe profesionale detyra për udhëheqjen dhe për zhvillimin e personelit në hotelet dhe restorantet shqiptare. Pjesëmarrja në këtë kurs ka si kusht përfundimin me sukses të kursit bazik. Të 13 pjesëmarrësit e kursit bazik vendosën që të merrnin pjesë në këtë kurs të avancuar. Kursi përfundon në nëntor të vitit 2016, po ashtu si kursi bazik me një provim teorik me shkrim dhe një praktik me gojë.