ALBtrainer ka përfunduar me sukses bllokun e dytë të kursit të avancuar



ALBtrainer ka përfunduar me sukses bllokun e dytë të kursit të avancuar

Më 7 tetor 2016, përfundoi me sukses blloku i dytë i trajnimit të avancuar të programeve ALBtrainer në kompleksin “FAFA”, Durrës. Kjo fazë e dytë ishte një pikë e rëndësishme dhe vendimtare për zhvillimin profesional të stafit të hoteleve dhe restoranteve, në mënyrë që ata të marrin një rol udhëheqës në kompanitë e tyre kur është fjala për zhvillimin e burimeve njerëzore dhe trajnimin.

Në këtë fazë, trajnimi u fokusua në metodat pedagogjike-didaktike në kuadër të menaxhimit të hoteleve dhe restoranteve. Pjesëmarrësit mësuan se si të zhvillojnë në mënyrë profesionale dhe të zbatojnë modulet e trajnimit, të përshtatura për nevojat e kompanive të tyre. Për më tepër, ata kanë filluar përgatitjet për provimet përfundimtare që do të zhvillohen në fund të nëntorit. Pas kësaj, DEKRA Akademie do të zgjedhë disa nga të diplomuarit më të mirë për zbatimin e kursit të ardhshëm bazë që do të fillojë në janar të vitit 2017 në Tiranë dhe në Durrës.