ALBtrainer merr pjesë në panairin e datës 20-22 maj 2016 në Tiranë



ALBtrainer merr pjesë në panairin e datës 20-22 maj 2016 në Tiranë

ALBtrainer, në bashkëpunim me UNDP, mori pjesë sërish në një panair të dytë me fokus arsimin profesional, në qendrën “Expo City” në Tiranë, nën kujdesin e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Në të ashtuquajturin ndryshe “Panairi i promovimit dhe aftësive profesionale”, u organizuan një sërë prezantimesh nga përfaqësues të shkollave të arsimit profesional dhe kompanive  të ndyshme për projektet e tyre, në të cilin mori pjesë edhe projekti ALBtrainer. Në këtë audiencë të llojit të veçantë, mbajti një fjalim edhe z.Ditemar METZGER, i cili foli në lidhje me nismën që kompania DEKRA ka ndërmarrë në projekte pilot si ALBtrainer. Në fjalimin e tij, z.Metzger u ndal edhe në përkrahjen që DEKRA i ka dhënë qeverisë shqiptare në sistemin e arsimit dual profesional.

Studentë të sapodiplomuar, ose në proces të diplomimi nga shkollat profesionale, por edhe profesionistë të fushes së hoteleri-turizmit, shfaqen një interes të madh për projektin ALBtrainer, të cilin e shohin si një shtysë, si një “dritë jeshile” të zhvillimit të tyre të mëtejshëm në aspektin profesional.  Ndërkohë, përfaqësues të trupit diplomatik në vend, drejtues të shkollave profesionale nga e gjithë Shqipëria, por dhe përfaqësues të bizneseve të ndryshme, shfaqën konsideratën e tyre për projektin “ALBtrainer”, duke uruar që projekti të inkurajojë zhvillimin e arsimit dual profesional, në Shqipëri.