Trajnimi i ri bazë ALBtrainer ka filluar në Tiranë dhe Durrës



Trajnimi i ri bazë ALBtrainer ka filluar në Tiranë dhe Durrës

Në vazhdim të trajnimeve në kuadër të programit ALBtrainer, program i edukimit të mëtejshëm dhe trajnimit të personave në industrinë shqiptare të turizmit u mbyll me sukses blloku i parë, me kohë të plotë i trajnimit bazë. Ky trajnim u zhvillua nga data 20 shkurt deri në 03 mars 2017 në Tiranë, te hotel Diplomat Fashion dhe në Durrës te Kompleksi turistik Bonita, për 8 ditë. Gjithashtu, 2 ditë të tjera u zhvillua në Tiranë në ambjentet e kompanisë DEKRA Akademie Albania dhe në Durrës në shkollën profesionale “Hysen Çela”.

Pjesë e këtij trajnimi ishin 50 persona, punonjës dhe menaxherë të hoteleve dhe bar-restoranteve si edhe studentë të diplomuar në fushën e hoteleri –turizmit të cilët vinin nga Tirana dhe nga Durrësi.

Fokusi i tij ishte trajtimi i temave për “Menaxhimin e hoteleve dhe restoranteve” me synim përgatitjen e pjesëmarrësve si “Instruktorë në kompanitë e tyre”.

Pjesëmarresit u njohën me tema të ndryshme, si : “Menaxhimi në restorante dhe hotele”, “Terma ndërkombëtarë të hotelerisë”, “Trendet e turzimit”, “Njohuri të reja në fushën e recepsionit” etj.

Çdo temë u trajtua nën ombrellën e standarteve gjermane të hoteleri-turizmit.

70% deri në 80% e programit të trajnimit përfshin detyra praktike në kompani si dhe faza ndërmjetëse të mësimit individual. Për periudhën e mësimit individual, pjesëmarrësit morën detyra të veçanta nga trajnerët, të cilat ata duhet ti përgatisin dhe ti paraqesin në klasë më pas në bllokun e dytë të trajnimit.

Trajnimi u realizua nën mbikqyrjen e pedagogëve gjermanë, të cilët asistuan punën e trajnerëve të diplomuar si absolventët më të suksesshëm të fazës së parë të programit ALBtrainer.

Më poshtë ju ftojmë të shikoni disa foto të zhvillimit të këtij trajnimi…